Një paralajmërim i Ramës 4 vite më parë që sot bëhet realitet, për të cilin u tall dhe u tha se do i ‘hante kokën’

Ajo që ka ndodhur në SHBA të mërkurën, ka shokuar krejt botën. Por, ka qenë një politikan, që në fakt e ka parashikuar këtë gjë, që para se Donald Trump të zgjidhej president. Edi Rama ka qenë i vetmi politikan, që deklaronte gjatë fushatës elektorale të katër viteve më parë, se nëse zgjidhej president, Donald Trump do të ishtë një fatkeqësi dhe kërcënim i madh për Amerikën. “Donald Trump do të jetë një fatkeqësi për amerikanët nëse zgjidhet”, tha Rama atëhere.

“Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump-in dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kë rcë nim për Amerikën”, e përsëriti deklaratën e tij Rama, e cila bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. “Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin president. Sepse do të ishte një president që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, shprehej ai.

Atëherë Rama u vu në qendër të një sulmi dhe talljeve të opozitës dhe mediave të saj në Tiranë, për deklaratat e tij të “papërshtatshme”. Madje pas fitores së Trump, opozita kaloi në delir dhe shprehin në kor se presidenti amerikan do “hakmerrej” dhe do e rrëzonte Ramën nga pushteti. Gjë që normalisht nuk ndodhi. Natyrisht që deklaratat e atëhershme të Ramës, ndoshta ishin të papërshtatshme dhe nuk i takonin t’i bënte, për shkak se ato ishin të papërfilshme për një vend si SHBA, kur bëheshin nga kryeministri i një vendi të vogël si Shqipëria.

Por, fakt është që realisht ndodhi ajo që tha dhe parashikoi Rama. Dhe ndoshta sot më shumë se kurrë, Rama mund të “krenohet” dhe të thotë me të drejtë “unë ju paralajmërova”!/ TemA

Leave a Reply