Ekipet e shpëtimit në Rafah të Gazës kanë nxjerrë të gjallë një foshnje nga rrënojat pas një sulmi ajror izraelit.
Njerëzit vrapuan për në vendin e ngjarjes dhe ndihmuan për të nxjerrë vajzën e vogël nga rrënojat, derisa më në fund ia arritën qëllimit: Njëri nga ata i shpëtoi jetën dhe vrapoi me vajzën në duar në një spital aty pranë, ku foshnja po merr mjekimin.
Mediat e huaja raportojnë se e vogla ishte në shtëpi me familjen e saj kur ndodhi sulmi që fatkeqësisht i mori jetën nënës dhe motrës së saj. Babai dhe vëllai i saj i vogël i mbijetuan sulmit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, sulmi ajror vrau 20 persona dhe plagosi 55 të tjerë.
Më shumë se 21,500 persona, kryesisht fëmijë dhe gra janë vrarë gjatë sulmeve izraelite në Gaza, referuar shifrave të bërë publike nga Ministrisë së Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Mijëra të tjerë besohet se janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite.