Rreziku i baterive në shtëpi

Mund të shkaktojnë zjarr nëse bashkohen dy polet

Hedhja pa kriter e baterive në koshat e mbetjeve është bërë një problem shqetësues, pasi rrezikohet ndjeshëm jeta e qytetarëve. Autoritete bëjë thirrje se hedhja e baterive nga qytetarët bashkë me mbetjet të tjera të metalit, letrës apo plastikës përbën një rrezik për të përhapur flakë jo vetëm në koshat që posedojnë pranë banesave të tyren por edhe në pikat e grumbullimit të mbetjeve urbane.  

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në  një qendër riciklimi  në Anglinë Jugore, ku disa punonjës janë vënë në rrezik pas shpërthimit të një zjarri. Ata menjëherë kanë kontaktuar zjarrfikësin, për të pasur nën kontroll situatën, sepse një zjarr në një nga makineritë mund të ishte katastrofik.

Shoqata e Shërbimeve të Mjedisit thotë se shumë bateri po hidhen në koshat e riciklimit, ku ato dëmtohen lehtësisht nga përpunimi që bëjnë pajisjet dhe fillojnë të digjen, duke përhapur flakë në ambientet e brendshme.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të marra në disa qendra riciklimi tregojnë shpërthime të flakës që përhapen në zonat e renditjes, ku shihet qartë edhe rreziku që u kanoset punonjësve aty. Midis Prillit 2019 dhe Marsit 2020, bateritë e litium dyshohej se kishin shkaktuar rreth 250 zjarre në mjediset e mbeturinave. Kjo është 38% e të gjitha zjarreve, nga 25% krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të fundit nga Shoqata e Shërbimeve të Mjedisit

Ndërkohë, industria e mbeturinave në Mbretërinë e Bashkuar u bën thirrje njerëzve që të jenë më të kujdesshëm kur hedhin mbetjet duke i klasifikuar ato pasi vihet në rrezik jeta e njerëzve dhe e kompanive që merren me riciklimin e mbetjeve urbane.

Leave a Reply