Gjithashtu në kabinë ka hapësirë të mjaftueshme edhe për gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Motori që e vë në lëvizje funksionon me naftë, por ka edhe një tjetër elektrik që i ndihmon të lëvizë me shpejtësi prej 16 kilometra në orë. Jahti mund të qëndrojë nën ujë për katër ditë në një thellësi prej rreth 200 metra. U-Boat Worx i plotëson kërkesat e çdo blerësi, kur është fjala për dizajnin. E ata që vendosin ta kenë një të tillë, duhet të presin deri në 30 muaj.
Rikujtojmë, se kompania ‘U-Boat Worx’ që merret me prodhimin e nëndetëseve private, ka prezantuar së fundmi modelin e ri. Fjala është për modelin UWEP, përkatësisht ‘Under Water Entertainment Platform’, që është 35 metra e gjatë, 7.62 e gjerë dhe 7 e lartë, kështu kjo nëndetëse mund të përdoret edhe për organizime festash. Nëndetësja mund të akomodojë deri në 120 pasagjerë, që është relativisht shumë dhe ka bateri me kapacitet 1.2 mWh që është e vendosur në pjesën e poshtme.