Musliu: Zgjedhjet në BIK të pakuptimta

Osman Musliu, Imami i xhamisë së Drenasit në të cilën ditë më parë u gjet eksploziv, në televizionin 1st Channel, ka thënë se ”klani e cili udhëheq Bashkësinë Islame është totalisht i jashtëligjshëm dhe zgjedhjet në këtë bashkësi janë të jashtë ligjshme dhe të pakuptimta”

Ai po ashtu e akuzoi Naim Tërnavën duke e quajtur qeverisjen e tij në Bashkësinë Islame sikur të Titos, apo Putinit sepse, sipas tij, askush nuk po mundet ta largojë atë nga kreu i BIK-ut.

Musliu po ashtu tha se të gjithë hoxhallarët po vazhdojnë të jenë të shantazhuar nga Bashkësia Islame dhe për këtë arsye nuk po guxojnë ta ngrenë zërin. /FirstChannel/

Leave a Reply