Pavarësisht protestave të dhunshme të opozitës dhe bllokimit të kuvendit, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka deklaruar se, nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Këto komente, kreu i qeverise i ka bërë gjatë një takimi me mbështetësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtri. Mustafa kritikoi partitë ne opozite, duke thënë se dy marrëveshjet e kundërshtuara prej tyre, nuk mund të jenë argument për të ushtruar dhunë ndaj institucioneve. Ai tha gjatë fjalës së tij se ai dhe Thaçi, nuk ka ardhur në pushtet për të vjedhur, por për të zhvilluar vendin.
“Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe SHBA-së për rrjetet sociale”, analiza e REL: KE hapi procedura kundër X, Meta dhe TikTok
Në mesin e pikave të nxehta mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, asaj që duhet kushtuar më së shumti…