Myftiu Mehmedali: Nuk është e vërtetë, se kam thënë nuk e njoh Kosovën si shtet

Bisedë me shkas

Feja, gjithmonë i prinë politikës  dhe proceseve në përgjithësi, për t’ia arritur qëllimin e paqes dhe stabiliteti, a sa i përket sovranitetit të shtetit, ne hoxhallarët nuk vendosim  edhe pse dëshirat dhe ndjenjat nuk i ndihmojnë proceseve politike. Në Ballkan kurrë gjërat nuk janë vendosur sipas dëshirës dhe vullnetit të popujve, prandaj mos luani me ndjenjat e popujve, Zoti Ju bekoftë të gjithëve!, u shpreh, midis tjerash, për Portalin Informativ Jetapress, Myftiu Mehmedali Veliu.

Lidhur me disa shkrime të publikuara, kohëve të fundit, rreth një interviste të zhvilluar me MyftiunMehmedali Veliu, në Beograd dhe reagimet e mëvonshme, Portali Jetapress, nxjerr një të vërtetë, që nuk ka të bëjë me mënyrën tendencioze dhe provokative.

Jetapress: Ku qëndron problemi i reagimeve pas zhvillimit të bisedës me një gazetar beogradas?

Mehmedali Veliu: Gjatë zhvillimit të bisedës rreth pavarësisë së Kosovës, gazetarët shpesh të prirur nga provokimet me tendencë, mundohen t’i shtrembërojnë fjalët dhe mendimet. Nuk është e vërtetë, se unë nuk kam theksuar se nuk e pranoj Kosovën si shtet, por jam shprehur se nuk varet nga dëshira: a e pranojmë, apo jo? Gazetari e ka shtrembëruar e konstatimin tim, duke e ndryshuar komplet kuptimin, dhe ku jam shprehur se ( nuk mvaret nga dëshira jone a e pranojme apo nuk e pranojm), ai e ka pre, kinse unë kam thënë se nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovës.

Jetapress: A keni edhe ndonjë vërejtje tjetër rreth devijimit të intervistës?

Mehmedali Veliu: Po, gjithashtu edhe te çështja e plakut kur thotë se ne në atë kohë kemi pasur siguri të kalonim nëpër fshatrat shqiptare dhe anasjelltas, pa kurrfarë problemi, duke u mbështetur te besimi midis njëri-tjetrin. Në Kosovë, intervista është keqkuptuar dhe hiperbolizuar, ndërsa gazetari serb pa fije turpi, pa kurrfarë etike gazetareske dhe profesionalizmi e ka devijuar rrjedhën e bisedës, duke e keqpërdor misionin e informimit, njërës nga sferat më të ndjeshme të shoqërisë sonë.  Unë e di se edhe në Serbi dhe Kosovë ka gazetarë, të cilët mezi presin me bë lajme tendencioze kundër Bashkësisë Islame  dhe fesë, po kjo për mua është një gabim shumë i madhe, sepse ne të gjithë po mundohemi me qetësuar dhe stabilizuar situatën në rajon.

Jetapress: Po, rreth lëndës fetare nëpër shkolla, cila është e vërteta?

Mehmedali Veliu: Gjithashtu, gazetari e ka ndërprerë bisedën  time, kur kam dashur të jap sqarime, se si lënda fetare zhvillohet nëpër shkollat shtetërore në Serbi, si dhe është e papranueshme diçka e tille te mos lejohet në Kosovë.

Feja, gjithmonë i prinë politikës  dhe proceseve në përgjithësi, për t’ia arritur qëllimin e paqes dhe stabiliteti, a sa i përket sovranitetit të shtetit, ne hoxhallarët nuk vendosim  edhe pse dëshirat dhe ndjenjat nuk i ndihmojnë proceseve politike. Në Ballkan kurrë gjërat nuk janë vendosur sipas dëshirës dhe vullnetit të popujve, prandaj mos luani me ndjenjat e popujve, Zoti Ju bekoftë të gjithëve!, u shpreh, midis tjerash, për Portalin Informativ Jetapress, Myftiu Muhamed Ali.

Në vend të biografisë:

MyftiuMehmedali Veliu,  ka lindur në Beograd. Shkollën fillore e ka kryer në Beograd, si dhe Medresenë  e Mesme në Sarajevë dhe gjatë kohës së luftës edhe në Prishtinë. Ai, punon i angazhuar në Bashkësinë Islame në Serbi,  nga viti 1995, si Imam në Shabac. Fakultetin dhe Magjistraturën i ka të kryera në Novi Pazar. Nga viti  2005 emërohet Myfti për Serbinë Perëndimore  e njohur si rajoni Maçvansko-Podrinski Myftilluk.

Myftiu Ali, ka qenë dhe është aktiv, nga viti 2002, në Xhaminë e Shabacit, pastaj në vitin 2005 e ka hap Mesxhid në Loznicë, më vonë në vitin 2015, po ashtu edhe një Mesxhid në Krupanj, në vitin 2016 e ka hapur Xhaminë në Mali Zvornik, të cilën me vetiniciativë e ka renovuar e cila që nga viti 1968, nuk  ka ndryshuar aspak. Në vitin 2018 e ka renovuar  Mesxhidin në Sakar. Gjithashtu në vitin 2010 e ka hapur  një Mesxhid në qytetin e Beogradit, në Komunën  Vozdovac, ku edhe e kryen punën e Hatibit, ligjëruesit.

Myftiu Muhamed Ali, qysh nga rinia e tij, ka qenë i angazhuar me aktivitetet, angazhime dhe veprimtari, si të davetit, humanitetit dhe në përkrahjen në veçanti  të shqiptarëve, të cilët adresë të vetëm e kanë patur sidomos në periudhën e pas  viteve 1995 , ku të gjitha shërbimet, intervenimet, i ka bërë me dëshirë  dhe vullnet, për t’i përkrahur vendasit shqiptarë, duke e ditur se Muhamed Aliu gjuhën shqipe e ka folur mirë.

Muhamed Aliu, shumë kosovarë i ka ndihmuar nëpër burgje, kur kanë mbetur pa para, kur është dashur të jetë si përkthyes nëpër spitale dhe kur kanë pasur nevojë me nxjerr nga spitalet kufomat, po ashtu, ai, ka kryer shumë shërbime vullnetare me ia lehtësuar procedurat e daljes nga spitali, po edhe organizimin e transporteve të sëmurëve e të vdekurve ./JetaPress/

Leave a Reply