Vajza e narko-kartelit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, Alejandrina, së bashku me narko-kartelin e të atit ka shpërndarë pako me ushqim dhe produkte sanitare nëpër lagjet e varfra të Meksikës të rrezikuar nga coronavirusi, pasi që numri i të infektuarve me COVID-19 në Meksikë ka filluar të rritet.
Alejandrina Guzman po shfrytëzon fushatën e saj “El Chapo 701” për të shpërndarë pako me ushqim, maska dhe produkte sanitare, transmeton Telegrafi.
Pakot e shpërndara nëpër Guadalahar mbajnë fotografinë e El Chapos ashtu sikurse edhe në maskat mbrojtëse, kurse të gjitha të dhënat për fushatën dhe këtë aksion mund të shihen edhe në profilin e kësaj marke në Facebook.
“Kam kënaqësinë t’ju vizitojë dhe t’ju sjell dhuratat nga El Chapo”, thuhet në postimin e publikuar në profilin e kësaj fushate në Facebook, ku shihet Alejandrina e veshur me të bluzë pa mëngë me ngjyrë të zezë që mban fotografinë e El Chapos.
Qëllimi i këtij narko-karteli është integrimi nëpër lagjet e varfra, me qëllim që në të ardhmen t’ju shërbej si bazë për operacione të përgjakshme, raporton New York Post.
Ndërkaq babai i saj, para më shumë se një viti është dënuar me burgim të përjetshëm në Boston të SHBA-ve. /Telegrafi/