NATO, BE dhe SHBA, takim për Kosovën

Lajçak: Diskutuam për dialogun dhe zhvillimet në veri

Zhvillimet e fundit në Kosovë pas situatës së krijuar në veri të vendit ishin në fokus të një takimi 3-palësh mes të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneral Mireca Geoana dhe të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lajçak shkroi se në takim u diskutua gjithashtu dhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam zhvillimet e fundit të dialogut, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht çështjet në NATO”,  shkroi Lajçak.

Për takimin ka reaguar edhe NATO që zbulon se biseda përfshiu edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply