NATO pas mbledhjes urgjente: Do ta mbështesim qeverinë afgane aq sa do të jetë e mundur

“Talebanët duhet të kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i njohë ata nëse e marrin vendin me forcë”, tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO mbetet e prirur për të mbështetur një zgjidhje politike të konfliktit, raporton bbc.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë të mbështesim qeverinë afgane dhe forcat e sigurisë sa më shumë që të jetë e mundur. Siguria e personelit tonë është parësore për ne. NATO do të mbetet diplomatikisht e pranishme në Kabul dhe do të vazhdojë të përshtatet me situatën nëse është e nevojshme”, tha ai pas konsultimeve.

“Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë zhvillimet në terren. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet afgane dhe me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

Talibanët forcuan sot kontrollin mbi Afganistanin dhe ambasadat perëndimore janë gati të dërgojnë trupa për të ndihmuar në evakuimin e personelit nga kryeqyteti afgan.

Leave a Reply