Është ndarë nga jeta një ndër emrat më të njohur të humorit shqiptar, aktori Met Bega. Ai vuante prej vitesh nga sëmundja e Parkinsonit dhe i kishte munguar skenës vendase prej disa vitesh, që nga shfaqja e tij e fundit në “Met Bega Show“.
Në karrierën e tij të gjatë 40-vjeçare, Met Bega ka luajtur një sërë rolesh në Estradën e Tiranës, por edhe në filma artistikë me personazhe që kanë mbetur në kujtesën kolektive si “Dy herë mat“, “Tela për violinë“, “Stolat në park“ apo “Edhe ashtu, edhe kështu“.
Popullsia e botës arrin në mbi 8 miliardë banorë, u rrit me 75 milionë në 2023
Popullsia e botës u rrit me 75 milionë banorë gjatë vitit 2023 dhe në ditën e parë të vitit 2024…