Përpjekjet e mjekëve të repartit të Neurokirurgjisë nuk arritën të mbajnë në jetë Imzot Rrok Mirditën. Arkipeshkvi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare, pas një insulti cerebral që pësoi të premten në mbrëmje. Gjendja e tij mbeti e rëndë edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale. Mjekët konfirmuan vdekjen e tij mesditën e së hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.Imzot Rrok Mirdita drejtoi kishën Katolike që prej viteve 90, pas një periudhe të gjatë vetëshërbimi në bashkësitë shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shumë vite ai kryesoi Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe drejtoi rimëkëmbjen e besimit fetar kristian pas gjysmë shekulli diktaturë komuniste.Më 24 prill 1993, Izmot Rrok Mirdita u shugurua Ipeshkëv nga Papa Gjon Pali i II, gjatë udhëtimit të tij apostolik në Shqipëri në Katedralen e Shkodrës së bashku me tre klerikë të tjerë të mbijetuar nga regjimi komunist.Mesha e funeralit për Imzot rrok Mirditën do të mbahet të enjten dhe sipas kanoneve të Kishës Katolike ai do prehet në Kriptën e Katedrales së Shën Palit.Tv Klan
Kërcënim për sigurinë”/ Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë
Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu i dronëve, ku markat…