Ndryshimet në Wimbledon

Tenistët nga Rusia dhe Bjellorusia me rregullore të rreptë, ndalohen flamujt

Në turneun e Wimbledon të këtij viti, do të ndalohen flamujt e Rusisë dhe Bjellorusisë, ndërsa shumë prej tenistëve nga të dyja shtetet kanë nënshkruar tashmë deklarata personale ku pranojnë të garojnë si neutralë.

Organizatorët e turneut të famshëm në Britani njoftuan në muajin e shkuar se kishin hequr vendimin për moslejimin e sportistëve nga të dyja shtetet që të merrnin pjesë, i vendosur pas pushtimit rus të Ukrainës në Shkurt 2022.

Për organizatorët, ky ka qenë vendimi më i vështirë i katër viteve të tij në këtë detyrë.

Wimbledon dhe turnetë e tjerë britanikë të fushës me bar, ishin të vetmit që nuk lejonin tenistët rusë dhe bjellorusë të merrnin pjesë.

Por Shoqata e Tenistëve Profesionistë dhe shoqata e tenisteve femra i vendosën gjoba organizatorëve, e po ashtu edhe i hoqën turneut pikë.

Për të konkuruar në Wimbledon këtë vit, tenistët nga të dyja shtetet duhet të pranojnë të garojnë si neutralë, të mos bëjmë deklarata në mbështetje të luftës, e mos të marrin fonde as nga shteti e as nga bizneset që mbështeten nga shteti. Turneu do të mbahet nga 3 deri në 16 Korrik.

Leave a Reply