Të paktën 24 shtete kanë ngritur padi kundër rregullave të administratës amerikane për emetimin e karbonit nga termocentralet.
Bëhet fjalë për valën e parë të sulmeve kundër planit të presidentit Barack Obama për ndryshimin e klimës.
Sipas gazetës britanike “The Guardian”, padia u paraqit në Gjykatën Federale të Uashington DC, për të goditur rregullat për termocentralet.
Gjithashtu, republikanët në Kongres kanë planifikuar masa javën e ardhshme për të përmbysur rregullat.