Kanuni i Lekë Dukagjinit u ndalua gjatë diktaturës. Akademia e Shkencave e botoi me titullin “E drejta zakonore në Shqipëri”.
Tërheqja e antropologëve të huaj për të studiuar atë pjesë të shoqërisë shqiptare që ende zbaton këto të drejta zakonore ishte e madhe. Nga vetë shqiptarët një studim i tillë nuk ekzistonte derisa Nebi Bardhoshi vendosi të botonte një studim antropologjik për gjakmarrjen, pronën dhe martesën në kanun.
Ai e nis me arsyen e njerëzve që marrin hak, dhurojnë e falin në emër të besimit. Por, çfarë mbetet njerëzore në këtë kanun, sot të deformuar e të keqpërkthyer nga njerëzit? Akademia e shkencave e ka nominuar këtë studim si një nga më të mirët për çmimet vjetore.