Në Itali nis projekti i testeve serologjik të imunitetit

Komisioneri pë emergjencën e koronavirusit në Itali, Domenico Arcuri tha se ishte autorizuar nga qeveria për të filluar kryerjen e testimeve serologjike në një mostër prej 150 mijë personash të identifikuar në shkallë kombëtare dhe të ndarë sipas profilit të punës, gjinisë dhe grupmoshave.

Sipas ANSA, në Rajonin italian të Toskanës do të kryen 400 000 teste serologjike.

Shërbimi shëndetësor toskan është përfshirë tashmë në 140,000 teste të rezervuara kryesisht për punonjësit e shëndetit kurse tani me përfshirjen e laboratorëve privatë totali i testeve arrin në 400,000.

Të gjitha të dhënat nga studimi epidemiologjik do të mblidhen nga Rajoni dhe do të ngarkohen në një aplikim për të studiuar përhapjen e virusit.
Guvernatori i rajonit tha se “Ne po përballemi me iniciativën më të madhe të kontrollit masiv që është hasur ndonjëherë në Itali” dhe shtoi se deri tani në Toskana janë bërë më shumë se 80 mijë teste tamponi.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të kaluara në Itali u shënuar 602 viktima nga koronavirusi, për një total prej 21 067 vdekje që nga fillimi i epidemisë. Është rritur gjithashtu numri i të shëruarve (1695) për një total prej 37130.

Autoritetet raportuan edhe për 2.972 raste të reja pozitiv nga Covid-19, 181 raste më pak se një ditë më parë, shifra që e rrisin numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 162 488 që nga fillimi i pandemisë. Në kujdesin intensiv janë të shtruar 74 pacientë më pak se një ditë më parë për një total prej 3186.

Leave a Reply