Republika e Turqisë, si anëtare mjaft e rëndësishme e NATO-s, kohë më parë kërkoi nga Institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të marrë masa të patjetërsueshme kundër keqpërdoruesit të detyrës dhe njeriut të rrezikshëm, “reisit” Sulejman Rexhepi. Mos të lejojnë këta institucione përkatëse që të bëhen pengesë për dhënien e votës turke pro inkuadrimit të Maqedonisë në këtë familje të fuqishme që garanton rend, paqe e siguri. Turqisë dhe NATO-s i intereson edhe një islam i pastruar nga elementet e dyshimtë
Shkruan: Besarta Ismaili
Këto ditë në oborrin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut zyrtarisht u ngrit flamuri i NATO-s! Këtë ceremoni e paskësh përcjellë edhe Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së! Bukur boll! Çka më tej! Deri në ditë e pranimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjirin e forcës më të madhe në botë që garanton paqe dhe siguri, rend e disiplinë, shteti ynë do të duhet të kalojë nëpër shumë sita dhe procese reformuese, të cilët do t’i gëzojnë një numër të madh të qytetarëve, kurse një numër minor por, por përfaqësues të korrupsionit, krimit, hajnisë, zhvatjes, terrorizmit, narkodilerizmit etj. do t’ua prishin tej mase qejfin! Sepse, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të hedhë një hap më tej pa u liruar prej këtyre dukurive dhe pa “reprezentacionin” instiucional të punëve të liga e të shëmtuara!
Tashmë nuk ka kohë për flozofinë “hap pas hapi” por, urgjentisht i duhet Maqedonisë së Veriut që t’i pastrojë nën efektin “cunami” të gjitha institucionet shtetërore si dhe ato shoqërore. Ky “cunami”-efekt pa dyshim që do ta mbërthejë edhe Bashkësinë Islame e cila, mjerisht, tash e sa kohë po lëngon nën kthetrat e një grupi matrapazësh, kriminelësh e hajnash që në çdo shtet anëtar të NATO-s vendin e kanë në burg e jo nëpër institucione, qofshin ato edhe tërësisht private.
Maqedonia Veriore nuk mund të futet në NATO me një Bashkësi Islame të kapur nga banda e Sulejman Rexhepit ku mbisundon nepotizmi, banditizmi, vjedhja, zhvatja dhe keqpërdorimi i pozitave zyrtare! Maqedonia e Veriut nuk mund të futet në NATO me një Institucion Fetar Islam ku më tepër qarkullojnë armë të kalibrave të ndryshëm se sa botime fetare të botuar nga ky Institucion!
Ky shtet nuk mund të futet në NATO me një grup kriminelësh në krye të BFI-së që i vjedhin qytetarët, që fenë e përdorin si mburojë të veprimeve kriminale, që vjedhin, që rrahin, që shantazhojnë, që përcjellin e fotografojnë, që incizojnë e montojnë, që e rjepin tjetrin në emër të fesë. Dhe, bëhet fjalë për një Institucion që e prezanton më shumë se gjysmën e popullatës së Maqedonisë, të cilët veçsa nuk kanë shpërthyer në revoltë kundër këtyre kriminelëve, ndërsa NATO nuk fut në gjirin e vet shtet pa i pastruar problemet brenda vetes dhe me fqinjtë!
Nuk mund të pranojë NATO shtet gjyqësori i të cilit korruptohet nga uzurpatori i BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili i ngritur mbi klane matrapazësh i mbajnë në sirtar lëndët që rrahin dukuri të argumentuara e të dokumentuara me të cilat merret Sulejman Rexhepi me tajfën e vet. Për këtë Maqedonia është shumë e vetëdijshme ndaj dhe, hapin e parë që është duke e hedhur është harmonizimi i të gjitha ligjeve të gjyqësorit me ligjet e shteteve anëtare të NATO-s! (Ndaj dhe, Sulejman Rexhepi e ka nënshkruar atë dokument të inicuar nga Nikolla Gruevski e të mbështetur nga liderët fetar për mosndryshimin e emrit të Maqedoisë, qoftë kjo edhe me përjashtimin e përjetshëm të Maqedonisë nga NATO-ja)!
Mbi të gjitha, nuk ishte rastësi raporti i institucioneve të shtetit turk mbi veprimet kriminele dhe të rrezikshme të Sulejman Rexhepit, në të cilin raport kishte edhe rekomandime! Njëri nga rekomandimet i sugjeronte Institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut që urgjenisht të marrin masa të patjetërsueshme kundër Sulejman Rexhepit dhe klanit të tij! Turqia është shtet i NATO-s dhe, nëse institucionet e Maqedonisë i fusin veshët në lesh dhe nuk i përgjigjen kësaj kërkese që mund të jetë kërkesë unanime e të gjithë shteteve anëtare të NATO-s, mos të habitet nëse has edhe në abstenim të votës turke për inkuadrimin e Maqedonisë Veriore në NATO! Maqedonia e Veriut është në sprovë që të ngrisë kapacitete të mirëfillta, intelektuale, kulturore e civilizuese dhe, Perëndimit t’i ofrojë vlera dhe jo plehëra!