Kosova pritet që të luajë kundër Maqedonisë së Veriut më 8 tetor në Shkup, kurse një vendim i ri i UEFA-së, i bërë publik sot thotë se fansat do të mund të përcjellin ndeshjet më 30 për qind të ulëseve në stadium nëse këtë ua lejojnë shtetet
Komiteti ekzekutiv i UEFA-së ka vendosur sot se pasi pati sukses ndeshja pilot e SuperKupës në Budapest, e cila u mbajt më 24 shtator, të lejojë rikthimin e pjesshëm të tifozëve në ndeshjet që organizohen nga UEFA në vendet ku autoritetet lokale e lejojnë atë, duke filluar nga java e ardhshme në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Numri i tifozëve që do të jetë maksimumi në 30 për qind në kapacitetin e stadiumeve.
Lajmi i keq është se nëse Maqedonia e Veriut lejon tifozët, atëherë Dardanët nuk do të mund të udhëtojnë në Shkup, sipas këtij lajmërimi, pasi që UEFA ka shkruar se tifozët e Kombëtareve mysafire nuk do të lejohen të udhëtojnë për momentin deri në një njoftim të ri.
Pranimi i tifozëve me kapacitet të limituar megjithatë mbeten në duar të autoriteteve lokale. Ndeshjet e UEFAsë nuk mund të luhen me spektarorë në vendet ku autoritetet dhe shtete nuk i lejojnë, andaj kjo rregull nuk vlen për ta.
Distanca sociale do të jetë e obligueshme për tifozët dhe masat e tjera, siç janë vendosja e maskave që duhet të implementohen nga rregullat e vendeve ku luhet ndeshja. /GazetaExpress/