Në prag të përvjetorit të sulmit rus në Ukrainë

Moska gati për një ofensive të re, Kievi vijon përgatitjet

Përvjetori i parë i nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës është më pak se një ditë larg. Kievi i druhet rifillimit të sulmeve të ashpra nga Moska, pikërisht më 24 Shkurt kur shënohet ky përvjetor. Shërbimet perëndimore të zbulimit kanë paralajmëruar autoritetet ukrainase që të Premten të përgatiten për sulme me raketa në Kiev dhe qytetet kryesore.

Nga pala ruse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për rigjallërimin e operacioneve për rimarrjen e kontrollit të plot të 4 rajoneve jugore e lindore të shpallura si të aneksuara më 30 Shtator 2022. Megjithatë, ukrainasit nuk janë të papërgatitur. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Kliçko vizitoi zonat ku po stërviten për luftë njëri nga grupet e ushtarëve ukrainas. Aleatët vijojnë të furnizojnë Ukrainën me tanket e premtuara Leopard 2, ndërsa Kievi kërkon me ngulm edhe avionë për të fituar epërsi ndaj rusëve.

Prapa me përgatitjet nuk janë as rusët. Divizioni famëkeq i mercenarëve Wagner mendohet të jetë mirë armatosur pas i kërkoi armë dhe municione ministrisë ruse të mbrojtjes. Atyre u atribuohen një pjesë e përparimeve të deritanishme në kontrollin e lindjes dhe jugut të Ukrainës, ku edhe ushtria e Kievit ka rimarrë kontrollin e disa zonave.Një ndër pikat e pakta ku aktualisht ka luftime aktive është qyteti lindor i Bahmutit dhe rrethinat.

“I lutem Zotit çdo dit të mbaroj kjo luftë dhe të më kthehen fëmijët në shtëpi”.

Inteligjenca amerikane përllogarit nga 100 mijë ushtarë të vrarë nga të dyja palët, në luftën që po mbush vitin.

Leave a Reply