Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Tiranës 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 numrin total të refugjateve afganë në më shumë se një javë në Shqipëri.
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në strukturat hoteliere në bregdet.
Disa ditë më parë mbërritën dy avionë të tjerë me shtetas afganë në vendin tonë.
Qëndrimi i tyre në Shqipëri është i përkohshëm, deri sa të marrin vizat amerikane.