Një nënë dyshohet se i vrau tre fëmijët e saj vetëm disa ditë pasi ajo i transferoi ata në Zelandën e Re për të filluar një jetë të re. Fqinjët pranë familjes thonë se kanë dëgjuar të qara të shumta.
Lauren dhe Graham Dickinson, tre vajzat e tyre, Maya, Karla dhe Liane, kishin jetuar në shtëpi vetëm një javë pasi përfunduan karantinën në një hotel pasi mbërritën në Zelandën e Re nga Afrika e Jugut.
Nëna e vajzave u dërgua në spital pasi policia u thirr në vendngjarje të enjten mbrëma.
Lauren Dickinson tani është akuzuar për vrasjen e tyre. Burri i saj thuhet se i ka gjetur vajzat të vdekura.
Prindërit e nënës Lauren, Wendy dhe Malcolm Fawkes, treguan për mediat se ishin të shkatërruar kur dëgjuan për tragjedinë.
Fqinjët thonë se kanë dëgjuar një zhurmë dhe më pas të qara dhe rënkime rreth orës 21:40 të së enjtes.
Hetimi për këtë tragjedi është ende në fazat e tij të hershme, oficerët mjeko -ligjorë kanë ekzaminuar shtëpinë për prova të mëtejshme. /tvklan.al