Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë, i ftuar edhe Venko Filipçe

Gjatë ditës së nesërme (29.10.2020), me fillim në ora 11 në Kabinetin e presidentit të shtetit, do të mbahet seancë e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në seancë, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski do të marrë pjesë e dhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në mbledhjen e 9 të Këshillit të Sigurisë do të debatohet rreth gjendjes aktuale me pandeminë e Kovid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.

Leave a Reply