Nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë kanë njoftuar se nesër me fillim në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e 12-të e Këshillit për Siguri të RMV-së.
Përpos anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në seancën do të bisedohet për situatën aktuale me pandeminë KOVID-19 në territorin e Maqedonisë, masat dhe aktivitetet e institucionet përgjegjëse.