Nesër ndryshon ora/ Akrepat do të lëvizin 60 minuta para

Të dielën me 29 mars, akrepat e orës do të lëvizin përpara me 60 minuta, duke filluar kështu llogaritja verore e kohës.

Momenti zyrtar i ndërrimit është në orën 02:00 te mengjesit duke u gdhire e diela, kur akrepat kalojnë nje ore para.

Ora verore do të zgjasë shtatë muaj, derisa të rikthehet ora dimerore, më 25 tetor.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës me synimin per te shfrytezuar ne maksimum driten e diellit. Por, vitet e fundit ka nje debat ne Europe per rikthimin tek nje ore e vetme, ajo verore, vendim te cilin duhet ta marre Parlamenti Europian.

Leave a Reply