“Nesër protestë kombëtare!”, Sindikata e Universiteteve: Bojkoti vazhdon, ftojmë të gjithë studentët

Sindikata njoftoi sot se nesër do të ketë bojkot total të mësimit, ndërsa është njoftuar mbajtja  e protestës kombëtare përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik

Nesër në orën 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.

Sindikata u bëri thirrje edhe studentëve që t’i bashkohen protestës, e cila synon zgimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tilla ekzistenciale.

Deklarata e plotë:

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje të Peticionit të datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve të IAL-ve publike.

Tē dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik të stafeve dhe universiteteve tona.

Nesër, më datë 20 Tetor 2022, ora 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit

Ftojmë edhe studentët që të japin mbështetje me prezencën e tyre. Le të jemi nesër të gjithë bashkë në këtë hapësirë akademike. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë i përbashkët, i shoqëruar me argumentet e pakundërshtueshme të Peticionit tonë, do të bëjnë të mundur arritjen e qëllimit që i kemi vënë vetes.

Kio kauzë nuk është vetëm në funksion të stafit akademik, stafit ndihmës-akademik, administrativ dhe studentëve të lAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tilla ekzistenciale. Misioni ynë akademik vazhdon!

Pedagogët i kanë dërguar nëntë kërkesa qeverisë. Ata po zhvillojnë protesta pasi kërkojnë dyfishimin e pagave, ndërsa shprehen se nuk u mjafton rritja 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë universiteti.

Leave a Reply