Nga e enjtja (14 janar) Serbia heq testin PCR për qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky vendim i Serbisë vjen pas bisedës telefonike të realizuar sot mes kryeminsitit të vendit Zoran Zaev dhe kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.
Bërnabiq ka informuar kryeminsitrin zaec se nga e enjtja, 14 janar, Serbia do ta heq testin PCR për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka sërish do të sigurohet reciprocitet dhe komunikim pa pengesa mes qytetarëve të të dyja vendeve.
Gjatë bisedës telefonike është shfaqur interesi për bashkëpunim më të thellë mes dy qeverive.
Zjarri në Krujë merr përmasa të frikshme, flakët po rrezikojnë banorët dhe shtëpitë, kërkohet ndërhyrje emergjente dhe evakuim
Zjarri në Krujë po merr përmasa të frikshme, duke rrezikuar banorët dhe shtëpitë. Flakët po intensifikohen dhe po përhapen me…

