Nga Gjermania i reagojnë BE për vendet e Ballkanit

Nëse BE lejon vakum në Ballkanin perëndimor, atëherë fuqitë tjera që nuk ndajnë vlera ato të BE-së do të hidhen në atë vakum tha sekretari shtetëror për Evropë në ministrinë e jashtme gjermane Mihael Rot, shkruan DW transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Sipas DW, Rot ka shprehur zhgënjimin që nuk ka pasur përparim në integrimin e vendeve të Ballkanit gjatë kryesimit të Gjermanisë në BE në 6 muajt e shkuar.

“Urgjent na duhen sinjale të nevojshme për Ballkanin, Në pikëpyetje është besueshmëria jonë” tha Rot për gazetën “Handelblat”.Rot shprehu shpresën se gjatë kryesimit të Portugalisë me BE do të ketë përparime.

“Duhet të shtyjmë këtë. Sepse paqja dhe pajtimi regjional dhe demokracia në Ballkan janë me rëndësi qendrore strategjike për të gjithë Evropën posaçërisht për fqinjët” tha zyrtari gjerman.

Sipas “Handelsblat”, Gjermania në këtë fushë ka pësuar “goditje të rëndë” gjatë kryesimit të Be-së.

“Pasi Bullgaria së pari nga çështjet e brendshme bllokoi fillimin e bisedimeve me fqinjin Maqedoninë Veriore, pastaj Çekia edhe Sllovakia bllokuan një tekst me rëndësi për përparimet në zgjerimin planifikuar të Be-së në Evropën jug-lindore” tha gazeta.

Sipas kësaj gazeta, fuqitë e mëdha si Kina, Rusia e Turqia janë të interesuara për regjionin.

“Në Bruksel dhe Berlin ka frikë se interesat politike edhe ekonomike të fuqive jashtë BE-së mund të frenojnë edhe ashtu rrugën e gjatë të vendosjes së sundimit të ligjit, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërkufitar”,shkruan “ Handelsblat”.

“Nëse BE lejon vakum në Ballkan, atëherë fuqitë tjera që nuk ndajnë vlerat demokratike me BE nga shkaqet gjeo-strategjike do të hidhen në atë vakum….prandaj po shtimë në këmbët tona” tha Rot.

Ai tha se hezitimi i BE-së në botë komentohet si dobësi ku autoritarizmi po merr forcë ndërsa demokracia është vënë në presion.

Politikani gjerman ndërlidh sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit me zhvendosjen nga vendet e Ballkanit.

Gjeneratat e reja që ikin , lenë pragun dhe atdheun sepse nuk shohin të ardhme. “Kjo është tragjedia e vendeve të Ballkanit” tha Rot.

Ai përkujtoi se BE ka ndihmuar Serbinë dhe fqinjët e saj me 3,3 miliardë euro në luftën kundër pandemisë dhe planifikon pako ekonomike prej 9 miliardë euro dhe solidaritetin në lidhje me vaksina, megjithatë Rot shprehet se BE duhet akoma më shumë të ndihmoj ashtu që mbështetja të jetë e prekshme.

Leave a Reply