Objekti misterioz shfaqet edhe në Kanada

Një objekt misterioz metalik është shfaqur në Kanada, teksa ishte vënë re për herë të parë pak javë më parë në shkretëtirën e Utah.

Monoliti misterioz u zbulua dje në Toronto nga kalimtarë të rastit, të cilët nxituan të shkrepnin disa fotografi për shkak të kureshtjes.

Objekti i çuditshëm rreth 4 metra i lartë ishte shfaqur edhe në disa qytete të tjera të Kanadasë, në Vancouver dhe në Winnipeg.

Për herë të parë ky monolit u pa në shkretëtirën e Utah në mes të muajit Nëntor.

Shfaqja e tij misterioze u pasua në vende të tjera të botës, si në Rumani, në jug të Anglisë apo dhe në Poloni.

Askush nuk e di se çfarë është ky objekt. Kureshtja është e madhe, sidomos nga përdoruesit e internetit. 

Leave a Reply