Ngjarje e rëndë në Athinë/ Prifti sulmon me acid 7 mitropolitë, dy avokatë dhe një polic

Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Athinë, kur shtatë mitropolitë, dy avokatë dhe një polic janë bërë objekt të sulmit me acid nga një prift i thjeshtë në manastirin Petraki.

Sipas informacioneve paraprake prifti në fjalë ndaj të cilit zhvillohej një gjyq sa ka dëgjuar vendimin nga gjykata e Sinodit u ka hedhur mitropolitëve vitriol nga një shishe që kishte me vete.

Më pas është përpjekur të largohet , por britmat e priftërinjve i ka dëgjuar një patrullë prej katër policësh që rastësisht janë ndodhur pranë manastirit dhe kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të tij.

Bëhet fjalë për mitropolitin e Artës dhe të Kifisiasë. Të lënduarit e tjerë janë Mitropolitet e Drinopoleos, Gumenicës ,Glifadës, Kasandrias, Zakinthos si dhe sekretari i gjykatës së sinodit Sebastianos.

Ndërsa autori i sulmit është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës.

Sipas të njëjtave burime , prifti që ka sulmuar mitropolitet është nga Veria, dhe ishte akuzuar nga Mitropoliti i Verias për një shkelje disiplinore shumë të rëndë , për trafikim lëndësh narkotike thuhet në disa media greke.

Të lënduarit ka vizituar në spital edhe Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias bashkë me Kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos.
Ky i fundit pasi ka falenderuar personelin e spitalit infermieror, ka deklaruar se bëhet fjalë për një situate të vështirë dhe se një fenomen i tillë “i shqetëson të gjithë dhe duhen kërkuar e gjetur mënyra nga të gjitha anët për të mos prishur ekuilibrin shoqëror”.

Sipas orthodoxtimes, autori i krimit është prifti 37-vjeçar TH.K. me origjinë nga një fshat i Serrës. Pozicioni i tij organik është në Dioqezën e Verias, ndërsa është shuguruar nga Mitropoliti i Tripolit në Libi.

Sipas informacionieve të para nga ERT, fjalët e para të priftit në polici ishin: “I sulmova sepse më hoqën rrobën e priftit.”

Leave a Reply