Gjykata Penale e Shkupit sot e ka shpallur aktgjykimin për rastin “Parcelat në Vodno”.
Të akuzuarit në këtë lëndë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe Jordan (Orce) Kamçev u shpallën fajtorë.
Nikolla Gruevski dënohet me 7 vjet burg, Sasho Mijallkov dënohet me 1 vit e 3 muaj, duke llogaritur dhe kohën e kaluar në paraburgim.
Risto Novaçevski u dënua me masë alternative, 3 vite dënim me kusht.
Jordan (Orce) Kamcev u dënua me 1 vit burg, ku i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Nenad Josifoviç dënohet me masë alternative, 2 vjet burg me kusht.
Ndryshe, rastin e e ka udhëhequr gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës ka qenë prokurorja Lile Stefanova.
Sipas aktakuzës, Gruevski është akuzuar për veprat larje parash dhe për fitim kundërligjor dhe “fshehje të pronës”, kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish-drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, është akzuar për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe punë tjera nga vepra ndëshkuese”.