RENEA dhe FNSH nisën pak minuta pas orës 6 të mëngjesit aksionin në fshatin Lazarat. Me mjete të blinduara dhe shumë forca në terren, ka nisur kontrolli banesë më banesë për të gjetur armët dhe personat e “grupit të zjarrit” dhe veçanërisht vrasësit e efektivit të policisë Ibrahim Basha.
Të parat që janë kontrolluar ishte banesa e vëllezërve Aliko, të akuzuar si anëtarë të “grupit të zjarrit” si edhe banesa e Sebastian Shurdhit, ky i fundit u dorëzua në Fier dhe është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Gjirokastrës. Kontrollet po vazhdojnë në çdo banesë me shumë imtësi dhe me masa të rritura vigjilence.
Policia kërkon dorëzimin e të kërkuarve dhe nëse ata reagojnë me armë do të asgjësohen. Ky paralajmërim ka bërë efekt tashmë sepse një pjesë e të shpallurve në kërkim nga ana e policisë janë arrestuar, të kapur ose të vetëdorëzuar në postobllokun e policisë që ndodhet pranë fshatit lazarat.
Personat e kapur deri më tani janë Zhaklin Derxho, Gurim Skënderi, Albon Medi, Denis Mahmutaj, Eligent Basha, Sinan Rabaj, Jeton Kalemi, Xhuljan Nuri, Fatmir Gërveshi, Xhemil Gjolleshi, Rustem Mahmutaj si dhe Sebastian Shurdhi.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm një grup hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i kryesuar nga prokurori Adnan Xholi, mbështetur nga forcat RENEA. Janë evidentuar rreth 10 vatra zjarri ku janë sekuestruar mbi 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë dhe një thikë