Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka refuzuar te dekretoje ligjin e ri per pronat, duke i kërkuar parlamentit te rishikoje edhe njëherë draftin. Ne faqen e kreut te shtetit, është publikuar arsyetimi pse presidenti rrezoi ligjin e miratuar vetëm me votat e shumicës ne seancën e 5 dhjetorit. Sipas Nishanit, skema e ofruar përmes këtij ligji bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike. Për më tepër, kjo skemë është në kundërshtim me jurisprudencën në vite të Gjykatës Europiane per te Drejtat e Njeriut, lidhur me çështjen e pronës në Shqipëri.“Skema e ofruar përmes këtij ligji për zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur në lidhje me mosekzekutimin e vendimeve në lidhje me kompensimin e pronarëve që kanë një vendim përfundimtar administrativ apo gjyqësor, bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive siç kërkohet nga gjendja referuar vendimit pilot Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.Presidenti Nishani thekson se qeveria, pasi ka ndaluar pa shkak në dy vjet shqyrtimin e kërkesave të aplikantëve, të cilët kanë pritur prej vitesh të realizojnë të drejtën e tyre, tashmë ka vendosur të ndryshojë rregullat e trajtimit të pronës për subjekte të cilat kanë ndoshta edhe 10 vite që kanë paraqitur kërkesën e tyre.“Kjo qasje jo vetëm që krijon pasiguri juridike referuar edhe pritshmërive legjitime, por nga ana tjetër shkel edhe barazinë e shtetasve para ligjit, duke diskriminuar subjektet, të cilët nuk kanë arritur të marrin në kohë, jo për faj të tyre, një vendim përfundimtar nga AKKP.” Ligji i miratua se fundmi nga mazhoranca është kundërshtar fort edhe nga shoqatat e ish-pronareve, por edhe nga opozita.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…