Në fillim pandemia dhe më pas lufta Rusi-Ukrainë, mes dy vendeve që prodhojnë rreth 30% të produkteve të shportës, e ka zhytur sistemin global të ushqimit në një katastrofë, duke lënë miliona njerëz të përballen me urinë.
Ekonomitë më të fuqishme të botës po përballen me inflacinonin më të lartë ndër dekada ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve, energjisë, karburantit etj, e kanë bërë të paparashikueshme të ardhmen.
Parashikimi më i zymtë i bërë nga specialistët e fushës nuk është vetëm rritja e çmimeve në nivele të papërballueshme por ndoshta përballja me mungesë të plotë të disa produkteve në treg.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres pak ditë më parë bëri thirrje për ndihmë urgjente për vendet e Afrikës, për ndryshe sipas tij viktimat do të jenë me miliona. Situata paraqitet po aq e rëndë edhe në Afganistan ku ndihamt humantirae janë tepër të pakta.
Europa gjithashtu pritet të përballet me një dimër të vështirë pasi Moska ndërpreu komplet funrizimet me gaz. Ky hap do të thotë më pak ngrohje për Europën dhe gjithashtu shumë kompani, prodhimi i të cilave varet nga gazi, mund të shpallin falimentin.
Pothuajse të gjitha vendet në Europa kanë vendosur të japin paketa ndihme për qytatarët e tyre por një gjë e tij sipas ekonomistëve ka pak gjasa të ulë kostot e jetesës për shkak të rritjes me disa fish të çmimeve.
Ndërkohë të premten presidenti rus Putin deklaraoi se operacioni i tyre në Ukrainë nuk është me nxitim, gjë e cila shton ankthin në tregjet e tronditura.