Votuesit amerikanë kanë ndjekur një nga tre debatet e para midis Presidentit Donald Trump dhe Joe Biden.
Ngjarja ka nxitur gjithashtu një reagim të madh nga audiencat botërore që ndoqën ngjarjen kaotike.
Gazetat dhe komentuesit në të gjithë botën kanë kritikuar tonin dhe taktikat e debatit.
Siç shkruajti ‘The Times’ në Mbretërinë e Bashkuar, “Humbësi më i qartë nga debati i parë presidencial midis Donald Trump dhe Joe Biden ishte Amerika”.
Mbretëri e Bashkuar
Gazeta shkoi më tej, duke thënë se ngjarja “nuk ishte një debat në ndonjë kuptim kuptimplotë” por përkundrazi “një grindje e keqe dhe nganjëherë e pakuptueshme midis dy liderëvë të zemëruar”.
“Pjesa tjetër e botës – dhe historianët e ardhshëm – me sa duket do ta shohin atë dhe do të qajnë”, shkroi gazeta, duke shtuar se Z. Biden ishte i vetmi njeri që dukej si “presidenti i largët” në skenë dhe duke thënë se nëse Z. Trump do të ri-zgjidhet në nëntor, “kjo ëndërr e errët, e tmerrshme, e etheve të pashërueshme do të jetë me siguri linja e parë e nekrologjisë së Amerikës”.
“Financial Times” theksoi se si presidenti kishte ngritur gënjeshtra rreth mashtrimit të votuesve dhe i nxiti mbështetësit e tij të vëzhgonin me kujdes vendvotimet.
Gazeta gjithashtu vuri në dukje se sondazhet e parakohshme pas ngjarjes thanë se Z. Biden kishte dalë në krye.
Francë
“Kaotike, fëminore, rraskapitëse” – kështu e përshkroi gazeta franceze Libération debatin e së martës. Le Monde e quajti atë një “stuhi të tmerrshme” duke thënë se presidenti kishte kërkuar të “shtynte kundërshtarin e tij” me ndërprerje të vazhdueshme dhe duke tallur përgjigjet e tij.
Le Figaro tha se Z. Biden kishte “refuzuar sistematikisht të luante lojën e kundërshtarit të tij”. Ndërsa Z. Trump u përpoq të përballej drejtpërdrejt me sfiduesin e tij, duke e treguar atë dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt, kandidati demokrat foli më shumë me shikuesit dhe pa drejtpërdrejt në kamera.
Gjermani
Analiza e debatit nga “Der Spiegel” titullohet “Një duel televiziv si një aksident automobilistik”.
Süddeutsche Zeitung shkruajti: “Edhe Trump edhe Biden mund të shkonin të kënaqur në shtëpi sepse sa i përket shfaqjes teatrore, të dy bënë punën e tyre siç duhet. Donald Trump luajti Donald Trump, Joe Biden luajti Joe Biden dhe ndjekësit duhet ta kishin pëlqyer atë.
Italia
“Asnjëherë politika amerikane nuk ishte zhytur kaq ulët,” shkroi korrespodenti amerikan i La Repubblica, duke e përshkruar debatin si “Kaotik, të vrullshëm dhe të bazuar në përbuzje të ndërsjellë”.
Ndërkohë Corriere della Sera tha se refuzimi i Presidentit Trump për të dënuar epërsinë e bardhë ishte “një mesazh për Amerikën e Zezë”.
Rusia
Një media e përshkroi atë si një “shkëmbim një orë e gjysmë të fyerjeve”, ndërsa një tjetër tha se nuk kishte “asnjë dialog konstruktiv”.
“Rivalët vazhduan të ndërpresin njëri-tjetrin dhe në vend të një diskutimi të ekuilibruar ata zgjodhën rrugën e fyerjeve të ndërsjella,” tha televizioni NTV pro-Kremlin.
Kina
Faqet zyrtare të mediave në Kinë injoruan gjerësisht debatin amerikan, megjithëse disa shkruanin se si të dy kandidatët kishin përdorur Kinën për të sulmuar kundërshtarin e tyre.
Global Times e quajti atë “debati më kaotik presidencial ndonjëherë” dhe vuri në dukje se Z. Trump kishte marrë si shembull Kinën duke fajësuar [atë] për epideminë e Covid-19 dhe problemet ekonomike të SHBA.
India
Kanali i lajmeve në gjuhën indiane AajTak akuzoi të dy kandidatët për “hedhje baltë”, ndërsa transmetuesi Times tha se debati ishte “i ndotur me ofendime personale dhe politike”.
Por komenti më i fortë erdhi nga The Times of India, gazeta më e shitur në gjuhën angleze e vendit, e cila e krahasoi debatin me “mundjen me baltë”.
“Shtetet e Bashkuara e vunë në siklet veten para botës për 100 minuta”, shkruajti ajo.
BBC/ M.Hoxha
Top Channel