Shaqir Fetait nuk i ka hije që ta mohojë një ushtri të tërë teologsh që shkruajnë me emër e mbiemër për të bëmat e tij dhe të “liderit të tij shpirtëror”, Mulla Sulës. Nëse ka ndonjë që shkruan me pseudonim, ai me siguri konsideron se Shaqir Fetai është cikërrimë për t’i dalë me emër e për të zhvilluar me të debat. Por ka nga ata që e thërrasin për debat por ai fshihesh në …
Nga Mulla Nazmi Jashari
O njeri me titull e post të pamenduar për ty e të uzurpuar nga ti e soji yt! Iu paske drejtuar me një “këshillë” të gjithë atyreve që shkruajnë me “emër të menduar”! Ndoshta ke dashur të thuash me “emër të rremë”, ë! Po unë, po nja dhjetra të tjerë autorë, me emër e me fotograf li – të gjithë të dukemi të menduar? Apo nuk na njeh neve meqë edhe ne nuk të njohim ty. Jo, ty të njohim mirë e mirë, t’i dimë të gjitha të bëmat prej me Sulejman Rexhepin, ta dimë tërë pjesëmarrjen tënde në kriminalizim të BFI-së, por, nuk të njohim ty si të denjë për t’u marrur me reforma të BFI-së, sepse je bashkëpjesëmarrës në “ushtrinë e djallit” gjatë shkatërrimit të BFI-së!
E di se çfarë mendon ti me reforma në BFI?! Vetëm shlyerjen e gjurmëve të krimit e të kriminalizimit që janë bërë në këtë Institucion plotë pesë vite me radhë deri sa ka munguar “i zoti i shtëpisë”! Madje edhe caktimi yt i përkohëshëm në këtë post është i kriminalizuar. Forma e caktimit është tipike e piratëve, e cubave, e narkomafisë…
Shlyerjen e gjurmëve të krimit dhe kursimin e të gjithë kriminelëve në krye me Sulejman Rexhepin ti na e prezanton si “durim”, për të vazhduar se, kjo na qenka “maturi për të mos gabuar, strategji për të zhvilluar proceset ngadalë, por sigurt dhe me pjekuri…”! Ti ke gabuar tashmë Shaqir Fetai, ke gabuar që kur u shndërrove në hijenë të Sulejman Rexhepit, ke gabuar në shumë shkelje të parimeve islame, sepse ato t’i kërkonte pronari i shpirtit tënd. Ti edhe më tej je rob i strategjisë së shkatërrimit të BFI-së, me vetë faktin që tha se duhet të zhvillohen proceset ngadalë! Sa ngadalë? Për aq kohë derisa t’i shlyesh krimet që janë bërë në BFI në kohën kur ke qenë edhe ti anëtarë rijaseti i Sulejman Rexhepit? Ti mendon se je i pjekur për të zhvilluar reforma? Reformat nuk bëhen pa i dedektuar të gjitha dëmet e shkaktuara. Ti nuk ke as kapacitet, as forcë, as besim as dije për t’i dedektuar ato krime. Mbi të gjitha, t’i ke frikë për ta bërë një gjë të tillë. Prandaj, ec, ec, sa më shpejt se askush nuk ka kohë për të pritur deri sa të përmendesh ti, sepse edhe kur të pëmendesh ti do të vajtoshë për Sulejman Rexhepin si foshnja për gji!
Me sa di opinioni i gjërë, ty edhe drejtuesi i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, oponenti i Sulejman Rexhepit, pronarit tënd, H. Afrim Tahiri, publikisht të ka kërkuar debat që t’i kryqëzoni faktet dhe argumentat, të të bindë se nuk je i denjë as për emrin tënd mysliman! Po Afrim Tahiri, edhe ky të duket person me “emër të menduar”, apo të duket lubi para të cilit nuk je më i gatshëm të raportoshë duke nusëruar çdo muaj, për aktivitetet islame mujore!
Pra, ti nuk je as për debate, as për zhvillim të proceseve as për raportim nusërie të përmuajshëm, as nuk je për aktivitete islame thjesht, je i caktuar për shlyerje të gjurmëve të krimit, zhdukje të fakteve e argumentve që flasin për shitje e vjedhje të vakëfit, të fitrit, zeqatit, kurbanëve, haxhit. Në këtë aftësi nuk guxojmë të dyshojmë, meqë ke qenë dhe je “talebe” e Sulejman Rexhepit.