Një person i armatosur ka hapur zjarr me armë ndaj forcave të policisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zavalinë të Elbasanit.
Tvklan.al mëson se policia shkoi për të shoqëruar të dyshuarin pas një vendim gjykate. Por, sapo ai ka parë policinë, ka qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe më pas u largua.
Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar. Drejt vendngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.
Mësohet se i dyshuari është arratisur drejt një zone pyjore dhe është i armatosur. /tvklan.al