Një refugjat nga Senegali, që udhëtoi me anije drejt Europës, ka fituar pjesën e tij në lotarinë e përvitshme të Krishtlindjeve në Spanjë. Sipas BBC, Ngagne ka fituar 400 mijë euro. Çmimin e fituan mbajtësit e biletave në qytetin bregdetar Roquetas de Mar.35-vjeçari dhe e shoqja e tij thanë se shpesh ata nuk kishin as 5 euro për të shtyrë ditën.Ata u shpëtuan kur po udhëtonin me skaf në vitin 2007. “Ishim 65 persona në skaf. Dua të falenderoj spanjollët dhe qeverinë që më shpëtuan kur isha në det”. Aktualisht Ngagne punon si mbledhës perimesh në një serrë. Qyteti që fitoi lotarinë ka një nivel papunësie prej 30 përqind, shumë më lart se mesatarja e vendit prej 21 përqind. Ata jetojnë kryesisht me turizëm dhe agrikulturë.
Reuters: Arabia S. i ka paralajmëruar autoritetet gjermane për “qëndrimet ekstremiste” të sulmuesit
Një burim saudit i ka thënë Reuters-it se Arabia Saudite ka paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai ka postuar…