Mes pesë ushtarëve që humbën jetën nga orteku në alpet franceze është dhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 21 vjecarin Denis Halili me origjine nga Dibra. Ata po kryenin një stërvitje në alpet franceze, ne Savoja, kur u goditën nga orteku. Programi stërvitor ishte planifikuar të zgjaste nga 11 deri në 28 janar. Shqiptari i ishte bashkuar legjionit të jashtëm të ushtrisë franceze gjashtë muaj më parë. Profesionalizmi dhe sjella i krijuan mundësi që ai të zgjidhtë regjimentin e inxhiniereve te huaj në ushtri. Vlerësimet për ushtarin shqiptar kanë qenë maksimale.
Britania dhe Franca në bisedime për të njohur shtetin palestinez
Mbretëria e Bashkuar është në bisedime me Francën dhe Arabinë Saudite për njohjen e shtetit palestinez në një konferencë në qershor që do të…