Data 31 Mars shënon përvjetorin e masakrës çnjerëzore në Bucha të Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në përkujtim të viktimave në një nga episodet më të egra të agresionit rus në Ukrainë, deklaroi se çdo autor do të marrë dënimin e merituar.
“Buça, 33 ditë okupim. Më shumë se 1,400 vdekje, përfshirë 37 fëmijë. Më shumë se 175 njerëz u gjetën në varreza masive dhe dhoma torture”, tha Zelensky në një postim në Telegram. “9000 krime lufte ruse. 365 ditë që kur është një qytet i lirë ukrainas edhe një here. Simbol i mizorive të ushtrisë së vendit pushtues. Nuk do të falim kurrë. Ne do të ndëshkojmë çdo autor”, shtoi ai.
Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Andrii Kostin tha se këto ishin shifra të tmerrshme në një deklaratë të premten.
“Kjo ishte hera e parë që ne të gjithë pamë prova të shkallës së paprecedentë të mizorive të armikut,” tha ai.
Zyra e prokurorit ka njoftuar pothuajse 100 oficerë ushtarakë rusë për dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha, me aktakuza kundër 35 tashmë të dërguara në gjykatë, sipas deklaratës.
“Ne nuk do të ndalemi derisa të dënohen të gjithë organizatorët dhe autorët e krimeve të luftës”, tha Kostiin në deklaratë.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjithashtu përkujtoi përvjetorin në një postim në Twitter .
“Ka kaluar një vit që kur u zbuluan krimet e luftës të kryera nga trupat ruse në Bucha. Unë mbaj me vete imazhet e tmerrshme,” tha ai.”BE ndihmon Ukrainën për të hetuar krime të tilla dhe për të mbledhur prova. Nuk do të ketë mosndëshkim”, shton ai.
Maskara e Buchas në Ukrainë ishte një këmbanë alarmi për krimet ruse në popullatën civile. Pamjet e trupave të pajetë kudo në rrugë shkaktuan reagime të shtumta që dënonin luftën që nuk kurseu askënd në atë zonë.