Këto ditë, Shaqir Fetain privatisht e kishte vizituar Kryetari i Unionit të Qendrave Islame në Gjermani (UIAZD) Mensur ef. Halili. Ai kishte ardhur për “t’u njohtuar” ekskluzivisht me planet e Shaqir Fetait për të ardhmen e BFI-së. Sipas të gjitha gjasave, efendi Halilit nuk i kishte pëlqyer plani diletantesk i Shaqir Fetait ndaj dhe nuk ia kishte uruar “reisllëkun”.
Është vizituesi i parë, që nga maji i vitit të kaluar, që vjen te Shaqir Fetai e që nuk ia uron instalimin nga pushteti maqedonas në krye të BFI-së. Mbase edhe kanë harruar t’ia shtojnë fjalinë shabllon që përmbanë urime dhe përshëndetje, siç ia shtonin të gjithë të ftuarve nga Shaqir Fetai, si dhe ndërkombëtarëve të cilët, gjatë vizitave zyrtare me karakter njohtues, as që u ka shkuar në mend t’ia urojnë kapjen e postit “reis” duke shkelur mbi të gjitha aktet normative të një Institucioni. Pothuajse të gjithë ndërkombëtarët që e kanë vizituar sa për t’u njohtuar me demagogun Shaqir Fetai, janë ndarë jo të lumtur nga infomata ku kanë shartuar edhe fjalinë shabllon me urime e përshëndetje për “reisin”!
“Sektori për informim” i Shaqir Fetait duhet të ketë kujdes dhe të mos e harrojë herave të tjera shtimin e fjalisë që shpreh “përshëndetje dhe urime” për Shaqir Fetain, sepse informatat po dalin të “cunguara”, si të thata, si të pasheqerosura dhe me tendenca kundër “reisit” instalacion!
Kaq shpejt u shterrën urimet dhe përshëndetjet? Hala pa shkuar numri në 200, në falni, në 2000, na falni, në 20 000 mij, nga një milion e më shumë myslimanë nga vendi e nga diaspora?! Ky lajm është ogurzi, paraqet një fatkeqësi natyrore për Shaqir Fetain dhe për marionetat e tij. Sa keq! Me urime dhe përshëndetje të ka lezet shpirti!
Injorim dhe nënshtrim
Kur do të ndërgjegjësohet Shaqir Fetai dhe të mos veprojë si një instrument pasiv në dorën e atyreve që nuk…