“Nuk je mbreti im”/ Pas vdekjes së Mbretëreshës, nis rebelimi ndaj monarkisë

Vetëm pak ditë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabet, janë shfaqur shenjat e rebelimit kundër monarkisë në Britaninë e Madhe.

Ndërsa Mbreti Charles mbante fjalën e tij në Parlament, disa persona u mblodhën në ambjentet e jashtme me pnkarta në duar ku shkruhej “Nuk je Mbreti im”.

Është dashur ndërhyrja e oficerëve të policisë për largimin e shpërndarjen e tyre.

Më herët edhe një vajzë tjetër mbante në duar një pankartë ku shkruante “Poshtë imperializmi, Të anullohet monarkia”.

Mbreti Charles III, i shoqëruar nga bashkëshortja, shkoi në dy dhomat e parlamentit për të pritur ngushëllime nga zyrtarët.

Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II dhe ardhjes në fron të birit Charles III, ka pasur protesta të izoluara në disa vendndodhje në Britani.

Leave a Reply