Nuk ka dakordësi për Prokurorinë Speciale

Kryeministri Zoran Zaev dhe Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk gjetën zgjidhje për PSP-në, kurse kanë hapur edhe çështjen për Prokurorin Shtetëror Publik.

“Ligjin e ri për Prokurorinë Publike e kemi marrë të enjten dhe nuk kemi pasur shumë kohë t’i përkushtohemi substancës së ligjit, por për VMRO-DPMNE-në, Prokurori Special ka humbur kredibilitetin profesional që ta ketë përkrahjen tonë, duke llogaritur edhe ekipin e saj. Ndryshe parimisht integrimi i PSP-së në Prokurorinë Publike mund ta hapim si temë, për shkak se është pjesë e ligjeve reformuese, por të drejtat dhe obligimet e Prokurorisë së re Speciale duhet të jenë çështje të negociatave”

Për dallim nga Miçkoski, Kryeministri Zaev ka theksuar se për qeverinë është e pranueshme që PSP-ja të inkorporohet në Prokurorinë Publike, në krye me Katica Janverën. Kryeministri pret që të arrihet konsensusi për ligjin me të cilin garantohet ardhmëria e PSP-së.

“I jap përkrahje të plotë Janevës dhe ekipit të saj që ishin shkëndija për drejtësi në këtë vend. Ka mundësi që edhe mua dikush të mos më pëlqejë, por institucionet duhet të respektohen. Besoj se do të sigurojmë shumicën prej dy të tretave, shpresoj se do të jetë me konsensus, por ligji miratohet me shumicë prej dy të tretave. Dëshira ime është që kjo të bëhet me konsensus. Nëse, jo, do të bëj gjithçka që ta sigurojmë shumicën edhe për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe për disa ligje reformuese. Ndoshta do të kemi sukses e ndoshta jo, por për momentin nuk ka gjë më të vlefshme, që përveç kualitetit të jetës së qytetarëve paralelisht t’i hapim kapitujt me BE-në.”

BE-ja kërkon që Ligji për Prokurorinë Publike të miratohet deri në fund të Marsit, kur duhet të votohen edhe ligjet tjera reformuese nga Plani 18. Lidhur me Zgjedhjet Presidenciale dy liderët kanë dakorduar një bashkëpunim operativ të dy ekipeve të kandidatëve presidencial.

 

Leave a Reply