Kurbani nuk është propagandë, as mjet propagandistik dhe as mjet për “lidhje paqe” mes Sulejman Rexhepit dhe disa gazetarëve dhe “pronarëve të informimit” që daroviten me këtë mish një herë në vit. Kurbani nuk është çast i fotografimit apo inçizimit për të dëshmuar se sa “aktive” është BFI-ja e Sulejman Rexhepit. Përbuzeni, injorojeni këtë paktikë të pasinqertë të Sulejman Rexhepit dhe tajfës së tij dhe, kujtojeni ngjarjen, përjetësisht madhështore, në mes të babait, Ibrahimit a.s. dhe të birit, Ismailit a.s.
Shkuan Haxhi Isa Xhaviti
Sapo lexova një shkrim shumë të guximshëm, të qartë, konkret, që shpreh potencën intelektuale si dhe sinqeritetin parezerve të teologut të mirënjohur nga Kosova, z. Xhabir Hamiti. Shkrimi me titull “Nuk mund të bësh gjynahe gjithë jetën e në fund t’i pastrosh ato me haxh” kishte të bëjë me praktikën e myslimanëve tanë sezonalë, të myslimanëve të diskutueshëm, të myslimanëve që me praktikat e tyre në fakt shërbejnë dhe kontribuojnë në propagandat antiislame. Fjala është për praktikën e shkuarjes në Haxh, konketisht për memon “Po shkoj në haxh t’mi lajë Zoti mëkatet”! Pra, ky lloj myslimani është shumë i vetëdishëm se një jetë të tërë mund të bëjë mëkate dhe, në fund, me një të shkuar në Haxh, nga aty të kthehet siç e ka lindur nëna, i pastër moralisht e shpirtërisht!
Jo! Haxhi është kushti i pastë, i radhitur sipas peshës obligative. Haxhi është një vetëshpërblim, apo një hejdie (kush i ka mundëstë ekonomike) nga pjesëtarët e familjes për atë mysliman i cili gjatë tërë jetës së vet ka qenë i devotshëm dhe më se i sinqertë. Eventualisht, pa vetëdije mund të ketë bërë ndonjë gabim dhe, me këtë udhëtim të shenjtë ekziston mbase mundësia e spastrimit, por, megjithatë, kjo ngelë në Vullnetin dhe Dëshirën e Zotit!
Sipas mundësive materiale edhe kurbani është bërë vaxhib (obligim i domosdoshëm) për të gjithë muslimanët. Ata që kanë mundësi materiale therrin kurban, kurse ata që nuk kanë mundësi materiale hanë mish kurbani, ngase ky mish ju dedikohet të varfërve, të pastrehëve, të ngratëve, jetimëve, por edhe fqinjëve. Gjithësesi, kënaqësi më vete paraqet edhe shijimi i mishit të kurbanit për atë që e bën nijet për Zot.
Therrja e Kurbanit është simbolikë e sakrifikimit të më sublimes për hirë të Zotit, të Krijusit tonë dhe të Gjithësisë. “Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun Zotin e botëve!” (El-En’am:162) Pra, kurbani ynë duhet të jetë thjesht për Zotin e Gjithsisë, dhe jo për propagandë, jo për të falënderuar myslimanët e vendit që me kurbanin e tyre e “ndihmuan” Medresenë! Sepse, nuk është kështu! Sulejman Rexhepi tashmë e ka bërë traditë që, duke manipuluar me ndjenjat fetare të myslimanëve të Maqedonisë të cilët janë ndër më të devotshmit në botë, t’i keqpërdorë kurbanët në interes të tij personal dhe familjar. Natyrisht që këtë “regji” nk mund ta realizojë pa kastën e tij ndihmëse, pa “organet e moaja” siç i vlerëson ai myftinjtë dhe nëpunësit fetar të BFI-së së uzurpuar. “Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj…”(El-Haxh:37) E cila është ajo bindje e Sulejman Rexhepit dhe kastës së tij zhvatëse? Bindja e Mulla Sulës është: sivjet fituam shumë, ose pak! Kurse bindja e myftinjëve të tij është: sivjet arritëm ta gëzojmë apo ta zemërojmë “reisin” tonë, Sulejman Rexhepin! I pari shton pasurinë personale, të dytët blejnë rehatinë në shijimin e të qenurit myfti! Kjo flet se me rastin e “KURBANIT” kemi shtim të pasurisë, tubim të parave, blerje të “kolltukut” dhe jo therrje të kurbanëve dhe shpërndarje të mishit për mbarë myslimanët e vendit, ashtu siç thotë Allahu Mëshirëplotë: “…(therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të Allahut, e ju prej tyre keni dobi,…” (El Haxhxh: 36) Përemrin vetor “ju”, këta të Mulla Sulës e marrin si përemër që konkretisht iu dedikohet vetë atyre, Sulejman Rexhepit dhe kastës së tij, myftijëve! Në fakt “ju” iu atribuohet tërë myslimanëve të botës. Ky është islami, kjo është devotshmëria, ky është sinqeriteti!
Ajeti 27 i sures El Maide na mëson se kurbani pranohet vetëm nga të devotshmit, nga të sinqertit! Ajeti dëshmon: “…kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. (Habili) tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit (prej të sinqertëve).”
Pra, sakrifica, përballja me sfidat për t’i zgjidhur dhe tejkaluar ato, zbatimi i normave kuranore, i parimeve islame, i urdhërave të Allahut xh.sh., mund të jetë i pranueshëm vetëm nga të devotshmit dhe të sinqertit. Ata që nuk janë të devotshëm e të sinqertë dhe therrin kurban, apo shkojnë në haxh, apo edhe agjërojnë e japin fitra, këto akte të tyre janë shumë të diskutueshme, të papranueshme dhe fare të papërfillshme tek Allahu Fuqiplotë, sepse të tillët i bëjnë sa për marketing, për propagandë, për shpresë se “Allahu ua shplanë mëkatet”, ashtu siç e trajton këtë dukuri teologu i respektuar nga Kosova, z. Xhabir Hamiti!
Sulejman Rexhepi i vjedh ndihmat humanitare, i vjedh kurbanët dhe, këtij Zoti t’ia bëjë kabullë kurbanin?! Myftinjtë e tij që e ndihmojnë në këtë haram, që i duartrokasin në haram, që e përgëzojnë dhe përfshihen në haramnin e tij – këtyre të pasinqertëve Zoti t’ua pranojë kurbanin?! A munden, për shembull, myftinjë Qani Nesimi, Shaqir Fetahu e Qenan Ismaili, një herë në jetë të bëhen të sinqertë dhe të betohen në Zot se kurrë nuk kanë qenë të përfshirë në skenaret e shërbimeve sekrete, se kurrë nuk kanë realizuar plane të këtyre shërbimeve duke marrur njerëz më qafë e duke i hedhur rrugëve pas një eksploatimi prej robit klasik? Dhe, ky “rob”, pa ua bërë hallall këtyre tre pataricave të Sulejman Rexhepit jo që përjetë do të ngelin të pasinqertë por edhe përjetë do të njihen si pjesëmarrës në togun e linçmit dhe likuidimit të atyreve që kanë qenë në shënjestrën e shërbimeve sekrete antishqiptare e antiislame. Soji i këtyre “myftinjëve” në fakt do të duhej që të tubojnë sa më shumë kurbanë, të bëhen shembull për mbarë myslimanët e vendit se si ndahet drejtësia dhe humaniteti dhe, një pjesë të kurbanëve ta ndajnë për nxënësit e Medresesë kurse mishi tjetër të shkojë i tëri për myslimanët e vendit, e jo të përdoret për tregti e hoteleri. Ky mish i Kurban Bajrami duhet t’u shpërndahet myslimanëve, të pasur apo të varfër qofsin ata, sepse kjo është festë e tyre, dhe jo festë e Sulejman Rexhepit me familje e me zagarë.
Kurbani nuk është propagandë, as mjet propagandistik dhe as mjet për “lidhje paqe” mes Sulejman Rexhepit dhe disa gazetarëve dhe “pronarëve të informimit” që daroviten me këtë mish një herë në vit. Kurbani nuk është çast i fotografimit apo inçizimit për të dëshmuar se sa “aktive” është BFI-ja e Sulejman Rexhepit. Përbuzeni, injorojeni këtë praktikë të pasinqertë të Sulejman Rexhepit dhe tajfës së tij dhe, kujtojeni ngjarjen, përjetësisht madhështore, në mes të babait, Ibrahimit a.s. dhe të birit, Ismailit a.s.