Nuk u besojnë të dhënave zyrtare, mjekët rus mbajnë shënime për vdekjet e kolegëve të tyre nga COVID-19

Mjekët rusë dhe ata bjellorusë, të cilët nuk besojnë në të dhënat zyrtare për rastet e Coronavirusit, kanë filluar përpilimin e një liste jozyrtare të kolegëve të tyre që kanë vdekur nga ky virus.

Sipas medieve ruse, lajmi vjen deri sa një numër në rritje i spitaleve në të gjithë Rusinë kanë raportuar për një përhapje shpejtë të COVID-19 midis mjekëve dhe pacientëve gjatë javëve të fundit, përcjell Telegrafi.

Që në fillim të javës, të paktën 69 mjekë në të dy vendet kanë vdekur nga komplikimet e lidhura me Coronavirusin.

“Disa mjekë janë infektuar gjatë punës, të tjerët jo”, ka shkruar anesteziologu dhe mjeku i ICU-së, Vladimir Budyansky.

“Pse duhet që mjekët të mbajnë një listë të tyre? Shumë e thjeshtë, ata nuk i besojnë statistikave. Ata e dinë se si duket [COVID-19], kështu që ata nuk do të besojnë atë që u thonë ministritë”, shkruan MBKH Media duke cituar kirurgjikun Alexei Kashcheyev.

Në listë renditen 22 mjekë nga qyteti i Moskës dhe 12 profesionistë mjekësorë të rajonit të Moskës që janë prekur nga virusi.

Kryeqyteti rus dhe rajoni i tij përreth, me një popullsi prej më shumë se 20 milionë banorë, janë dy territoret më të goditura nga COVID-19 apo mbi 55 mijë raste të regjistruara brenda një jave.

Tetë mjekë kanë vdekur në Shën Petersburg, territori i tretë më i prekur në Rusi me 3,238 raste, kurse pesë mjekë kanë vdekur në Republikën e Dagestanit, rajoni i pestë i vendit më i prekur me Coronavirus.

Aktualisht Rusia ka konfirmuar 794 vdekje nga virusi në të gjithë vendin, duke raportuar mbi 87 mijë infektime dhe me këtë ka tejkaluar Kinën.

Leave a Reply