Presidenti amerikan Barack Obama ka mbajtur fjalimin e shumëpritur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Mesazhi parësor i zotit Obama ka qenë se, “Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i zgjidhin të vetme problemet e botës”.
Gjithashtu, Obama ka lënë të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me Moskën, duke thënë se qëllimi i administratës së tij nuk është izolimi i Rusisë.
Gjithashtu, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë thirrje për një qasje më të drejtë të fuqive dhe vendeve të mëdha kundrejt atyre të vogla.