Edhe Barack Obama ka shigjetuar në mënyrë direkte Donald Trump, duke trajtuar temën më delikate në Shtetet e Bashkuara: diskriminimin racor.Pas një seri fjalimesh për kohezion kombëtar kundër terrorizmit, presidenti ka dhënë një intervistë për Radion Publike Kombëtare, duke prekur temën kyçe. “Zoti Trump ka kapitalizuar frikën e klasës punëtorë, por edhe dyshimet e përhapura në disa pjesë të elektoratit republikan, që lindin nga fakti se unë jam presidenti i parë me ngjyrë”, ka deklaruar Obama. Në prill të vitit 2011, Trump kreu një fushatë personale kundër Obamës, duke insistuar se ai nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për rrjedhojë duhet të linte Shtëpinë e Bardhë. Duke folur për stacionin radiofonik, Obama nuk i ka përmendur akuzat, por referimi ndaj këtyre deklaratave, që në atë kohë qarkulluan në mbarë organet mediatike, ka qenë i qartë. “Në Partinë Republikane ekzistojnë forca sipas të cilave unë, në njëfarë mënyre, jam ndryshe. Jam një mysliman, një person jo besnik ndaj vendit, e të tjera. Të gjitha këto, gjëra që për fatin e tyre të keq janë larg realitetit, por që mbështeten dhe përdoren nga disa përfaqësues të zgjedhur nga Partia Republikane. Në njëfarë mënyre, unë përfaqësoj atë ndryshim që i tremb ata”, ka thënë Obama. Më tej, Obama ka pohuar se frika dhe shqetësimet e përhapura sidomos me punëtorëve të industrisë së rëndë janë të lidhura me ndryshimet e strukturës së ekonomisë amerikane. Për rrjedhojë, sipas tij, Trump edhe në këtë rast po spekulon mbi probleme që nuk mund t’i zgjidhë. Tani le të presim reagimin e miliarderit njujorkez.Një ditë më parë ishte radha e Hillary Clinton, që e kishte cilësuar pasanikun si “rekrutuesin më të mirë të ISIS”, të binte pre e shigjetimeve të tij. “Hillary gënjen. Pres të më kërkojë falje për këtë histori të neveritshme”, tha ai./ Top Channel
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


