O’Brien: Takimi i sotëm nënkupton punë për të rinjtë e Kosovës dhe Serbisë – bisedimet do të vazhdojnë nesër

Këshilltari për Siguri i SHBA-së, Robert O’Brien ka thënë se ka progres në takimin në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.

Pas takimit ai ka thënë se ka qenë raund reflektues diskutimesh mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Twitter, O’Brien shkroi se normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë.

Ai konfiromoi se bisedimet do të vazhdojnë nesër me 4 shtator.

“Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Të dyja palët bënë përparim real sot. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, tha O’Brien.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para gazetarëve ka theksuar se është bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale me Serbinë.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha ai.

Hoti ka thënë se sot ka pasur përafrime në bashkëpunimin ekonomik dhe sipas tij janë një hap më afër përmbylljes së kësaj teme.

“Çdo gjë që flasim me Serbinë qëllimi ynë është njohja reciproke”, theksoi ai.

Po ashtu edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do të jetë e mundur të shihet dokumenti përfundimtar nesër.

Vuçiq tha se “nuk ka dyshim se sot dhe sonte njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë temë, sepse unë e kam bërë të qartë se nuk mund ta pranojmë atë”. 

Leave a Reply