OBSH: Vaksinimi me Coronavac, vendim i drejtë

“Mendoj se ishte një vendim i mirë sepse pavarësisht mungesës së lejes emergjente, kishte studime dhe miratimin e enteve rregullatore kineze që garantonin siguri dhe efikasitet të vaksinës. Përshirja e Sinovac në përdorim emergjent bën që çdo vend të mund ta përdorë atë, gjithashtu është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë”, tha ai. Pengimi i qytetarëve shqiptarë për të udhëtuar jashtë kufijve për shkak të përdorimit të  vaksinës kineze, për shefin e Zyrës së OBSH në Shqipëri është diskriminues.

“Gjithmonë ka pasur disa rezerva kundra pasaportës jeshiles dhe gjithë atyre iniciativave për të lidhur udhëtimin me vaksinimin e popullsisë, për arsyen e thjeshtë që ne akoma kemi një numër të konsiderueshëm shtetesh ku vaksinimi nuk është akoma i disponueshëm për popullsinë. Ndaj kjo mund të jetë e lidhur me diskriminimin  kundër atyre që nuk janë aq me fat që të kenë akses për vaksinimin. Prandaj ne kemi disa rezerva për këto vende jashtme, gjithsesi këto gjëra u takojnë autoriteteve”. Për përfaqësuesin e OBSH në Shqipëri, situata e Covid në vend paraqitet e mirë. I pyetur për masat antiCovid të ndërmarra deri tani, Rockenschaub thotë se ato janë të duhurat. “Mendoj që në Shqipëri jemi në rrugë të duhur dhe masat e marra janë të duhurat. Shikojmë shifra të ulëta infektimesh dhe vaksinimi po vijon. Përhapja e infeksionit është e ulët. Por nuk duhet të kalojmë në eufori deri në fund të pandemisë”, tha ai. Mutacioni indian i  cili tashmë ka marrë emërtimin virusi delta, për OBSH nuk përbën shqetësim për sa kohë vendet janë të fokusuara tek vaksinimi i popullsisë.

Leave a Reply