OH HILAL i BFI në RM nën hetime

Me qëllim që të ketë të drejtën ekskluzive të tërheqjes së parave të pista që do të derdhen si haraç për fitimin e tenderave në aksionet fetare për vitin 2017, Mulla Sula në fillim të janarit të vitit 2016 ka deponuar nënshkrimin e vet në registrin qendror shtetëror, duke mos kuptuar se kësisoj po bëhet palë direkte që duhet të ulet në bankën e akuzës. Me këtë gjest e ka amnistuar Mustafa Dautin i cili arriti ta bllokojë xhirollogarinë e HILAL-it pikërisht për faktin që ka kontrabanduar një ndihmë humanitare të donuar nga një organizatë turke e në të cilën ka pasur edhe prodhime që nuk janë të lejuara nga akciza, siç është kafja

Ramazan FETAHU

Humaniteti është një vepër e domosdoshme për një shoqëri, mbi të gjitha, për ta dëshmur anën shpirtërore, anën e njerëzores në sensin e përkujdesjes ndaj të pamundurve. Ky aktivitet zakonisht zhvillohet në baza vullnetare, lind si niciativë nga komuniteti bamirës, nga një grup miqësh e shokësh, nga një grup njerëzish që e kanë më shumë të theksuar dhembshurinë, trishtimin, vullnetin për të bërë vepra të njerëzishme në raport me varfërinë, me skamjen! Ka aktivitete humanitare që ndrëmerren edhe nga institucionet e ndryshme por, pa dyshim që, aktiviteti i grupit të parë të njerëzve është më i sinqertë dhe me mision ekskluzivisht bamirësinë. Humaniteti që zhvillohet nga institucionet, pa përjashtime këtu, ndërmerret me mision për të mirën e politikave të ndryshme. Pra, ky lloj humaniteti nukj është i sinqertë, është për të arkëtuar pikë në elektorat, në masë, në shoqëri! Shoqatat humanitare të institucioneve të ndryshme ngriten edhe për punë të pista: në emër të humanitetin bëjnë shplarjen e parasë, në emër të humanitetit bëjnë përvetësimin e parasë, në emër të humanitetit i ikin tatimeve dhe të dhënave të ndryshme ndaj shtetit, në emër të humanitetin e kamuflojnë grabitjen dhe zhvatjen. Shembujt janë të shumtë dhe, jo njëherë shoqatat e këtilla të dyshimta kanë përfunduar nëpër organet e drejtësisë. Kanë mundur të zhvillohen dhe të ndihmohen, të përkrahen dhe të rriten vetëm ato shoqata humanitare që kanë funksionuar si të pavarura, me kryesi të rregullt, me bord të rregullt me statut dhe rregullore adekuate, duke qenë të partë plotësisht në raport me organet për të hyrat publike.
Plani ideor i Mulla Sulës për themelimin e OH HILAL

Së këndejmi, kur të kihen parasysh këto konstatime të pamohueshme dhe të trajtuara tashmë edhe në shkencat e humanitetit, shtrohet pyetja në cilin grup do të binte OH HILAL i BFI në RM? Pse i vetëquajturi kryetar i BFI-së Sulejman Rexhepi me aq lehtësi lejoi që të shkëputet një organizatë humanitare e BFI-së (OH EL HILAL) e cila ishte tërësisht e pavarur nga themeluesi dhe që kishte një biografi aq të pasur dhe me peshë historike humanitare? Çka ju desht Sulejman Rexhepit një organizatë humanitare e varur nga BFI-ja dhe nën kontroll absolut të Sulejman Rexhepit! E dinte Mulla Sula që në start se në krye të kësaj organizatë kishin ardhur njerëz matrapazë, hajdutë e të pasinqertë, apo i vuri këta prototipa të hajnisë me qëllim që ta justifikojë kontrollin finansiar që e ushtronte mbi këtë Organizatë!
Pa dyshim që në këtë drejtim Mulla Sula u tregua më “erbap”, themeloi organizatë humanitare me qëllim që mos ti shkëputen pjesë nga shuma e përgjithshme që do të derdheshin enkas për të, si dhuarata e shpërblime në të holla prej të gjithë atyre individëve e firmave që do ta shihnoin ndonjë hajër nga BFI-ja! Për ti ikur korrupsionit direkt Mulla Sula e themeloi OH HILAL dhe të gjithë kompanive që merreshin me kryerjen teknike të haxhit, të gjithë kompanive që fitonin të drejtën e ngrirjes dhe të mbajtjes së mishit të kurbanit nëpër frigoriferë, të gjithë firmave që e fitonin të drejtën e blerjes së lëkurav të kurbanëve, të gjithë firmave ndërtimore që e e fitonin tenderin e ndërtimit të ndonjë objekti apo të restarimit, pjesën e parave që si haraç duhej tia jepnin Mulla Sulës, në fakt e lëshonin në xhirollogarinë e OH HILAL. Dhe kjo ju konvenonte këtyre subjekteve, sepse, nuk e korruptonin” Mulla Sulën, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për shkak të aktivitetit humanitar, i shmangeshin pagimit të obligueshëm tatimor. Normalisht, paratë e donuara për humanitet tërhiqen të plota, a e paguar ndonjë detyrim ndaj shtetit dhe, kësisoj, tërë ajo dhënie nën rogoz e parave mito, në xhep të Sulejman Rexhepit derdhet e plotë!
Kjo e vërtetë tashmë ka marrur dheun, ndaj dhe të gjithë ato organizata ndërkombëtare islame që kanë dëshirë dhe vullnet për të kontrbuar në zhvillimin e jetës fetare islame në Maqedoni nuk pranojnë që të bashkëpunojnë me Sulejman Rexhepin. Këmbëngulin që të gjitha aktivitetet e firmave arkitekturiale dhe ndërtimore të lidhin kontratë direkt me donatorin dhe donatori tua derdhë paratë direkt në xhirollogarinë e tyre, duke anashkaluuar çdo bashkëpunim me BFI-në. Natyrisht, në fund, ojekti i gatshëm ti dhurohet si donacion BFI-së! Kështu u vendos edhe me xhaminë në Tophanë, kështu u vendos edhe me qendrën tregtare në Gostivar, edhe përkundër këmbënguljes trevjeçare të Mulla Sulës që kontratat të bëhen me te personalisht dhe të gjitha donacionet të derdhen në BFI dhe BFI-ja të bëhej paguese për punët e kryera.
A do ta donojë Mulla Sula Sulejman Rexhepin

Mulla Sulës i doli boja dy vitet e fundit kur, nëpër raste të ndryshme katastrofale qytetarëve iu shpërndante të holla në kovertë tamam si Eskobare popullit të vet. Mulla Sulës i doli përjetë boja sidomos me përvetësimin e parave, mbi 400 mij euro, të grumulluara për vëllezërit myslimanë të prekur nga vërshima katastrofale në Hasanbeg dhe rrethinë.
Të gjitha këto veprime antinjerëzore si dhe plani ideor i Mulla Sulës për organizatën humanitare Hilal, e ka detyruar kryetarin e mëhershëm i cili tashmë është me afat të stërskaduar, Mustafa Dautin, që ta fus në kurth Mulla Sulën, duke kërkuar nga ai që, Mustafa të ngelë në kryerje të aktiviteteve humanitare por nënshkrimi në bankë dhe në regjistrin qendror shtetëror të jetë i deponuar ai i Sulejman Rexhepit. Dhe, paramndoni, me qëllim që të ketë të drejtën ekskluzive të tërheqjes së parave të pista që do të derdhen si haraç për fitimin e aksioneve fetare për vitin 2017, Mulla Sula në fillim të janarit të vitit 2016 do ta deponojë nënshkrimin e vet në registrin qendror shtetëror, duke mos kuptuar se kësisoj po bëhet palë direkte që duhet të ulet në bankën e akuzës. Me këtë gjest e ka amnistuar Mustafa Dautin i cili arriti ta bllokojë xhirollogarinë e HILAL-it pikërisht për faktin që ka kontrabanduar një ndihmë humanitare të donuar nga një organizatë turke e në të cilën ka pasur edhe prodhime që nuk janë të lejuara nga akciza. Përmes pakove humanitare ka shmangur akcizat për rreth dy ton e gjysëm kafe, të cilën pastaj e ka nxjerrë nga ato pako dhe e ka deponuar në magazat e restoranteve kotec të Mulla Sulës. Uzurpatori i postit të reisit, në fakt reisi i dhunshëm tash e tutje nuk do të guxojë as të hedhë nga BFI-ja në HILAL dhe as anasjelltas, sepse do ti bie që Mulla Sula e donon Sulejman Rexhepin dhe anasjelltas!
Bëhet fjalë për një detyrim me shumë të madhe karshi orgeneve gjegjëse të shtetit për të cilën tashmë ka ndërhyrë edhe përmbaruesi. Kur të ndërhyjë ky subjekt dihet tashmë se sa ngritet shuma! Se kush do ta paguajë këtë shumë për ta debllokuar xhirollogarinë e HILAL-it, këtë e di vetëm Mulla Sula, por që nuk do ta ketë aq të lehtë. Në Bashkësinë Islame të Kosovës veçmë kanë hyrë mbi 10 mij pako me ndihma humanitare nga i njëjti donator turk që donon çdo vit në prag të muajit të Ramazanit. Në HILAL të Mulla Sulës nuk ka hyrë hala asnjë pako, të cilat, vitin e kaluar para denoatorit vlerësoheshin si 22 kilogramëshe ndërkohë që në duart e të varfërve përfundonin si pako me peshë hiç më të madhe se 5 kg! Vjedhje dhe zhvatje në të gjitha anët.

 

Çmendia e Mulla Sulës dhe shekujt e ardhshëm të BFI-së

Nga prokuroria publike liferohen fakte të tmerrshme nga kjo lëndë në të cilën trajtohet Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti. Thonë që këtë lëndë e ka pasuruar edhe më shumë intervista e njërit nga më të dëmtuarit nga kjo Organizatë humanitare, gjegjësisht nga Mulla Sula dhe Mustafa Dauti, e donatorit turk Sulejman Mutlluxhan, i cili dëshmon se ka donuar në HILAL furgon dhe veturë xhip, mjete këto që tashm Mulla Sula i ka tjetërsuar.
Një mosbesim total i organeve të BFI-së është duke u shprehur kundër Sulejman Rexhepit, sepse që të gjitha e dinë se çka po ndodhë me këtë njeri. Që të gjithë janë të informuar nga donatorë të ndryshëm se si janë zhvatur nga Mulla Sula dhe nga lavatriçja e tij e parave të pista, Mustafa Dautit. Studimi i porositur nga Lëvizja për Refotrma në BFI e i kryer nga një organizatë ndërkombëtare me reputacion të pamohueshëm në fushën e vetë studiuese-kërkimore, ka nxjerrë rezultate tronditëse për sa i përket besimit ndaj Rijasetit dhe Reisit. Besimi i besimtarëve, i imamëve, i operativës së myftinive dhe i vetë organeve të BFI-së është alarmane. Ky besim ndaj Mulla Sulës gati ka prekur dyshemenë e zeros. Kurse Mulla Sula tashmë ju ka dërguar selame: kush nuk do të dorëzojë në kasën e tij, që kontrollohet ekskluzivisht prej tij, shuma marramendëse parashë, të gjithë do të ndërrohen dhe do të shkojnë në rr.s. Ky ka qenë komunikimi i Mulla Sulës me organet e veta, i përcjellë me shumë selame të pista siç i ka hije vetëm një rrugaçi. Mulla Sula është në telashe të mëdha, po fundoset, kurse po mundohet që drejt fundosjes ta tërheq edhe tërë BFI-në. Sepse, duke qenë i bindur se BFI-ja është pronë e tij personale, kështu me xhirollogari të mbyllur nuk i duhet as atij dhe askujt tjetër, ndaj dhe mundohet ta tërheq me vete drejt katandisjes katastrofale. Këtë kënaqësi nuk do tia plotësojnë besimtarët e vendit, sepse këta besimtarë kanë ditur ta shpëtojnë BFI-në edhe në periudha edhe më të egra të okupatorëve dhe uzurpatorëve të pashpirt. Të gjithë kanë marrur fund kurse BFI-ja ka vazhduar jetë pikërisht falë besimtarëve të devotshëm të këtij nënqielli.

Leave a Reply