Agjencia e OKB-se për Refugjatet i ka kërkuar Turqisë te hape kufijtë me Sirinë, per te lejuar kalimin e mijëra refugjateve te dëshpëruar, qe i largohen luftës. Zedhenesi i UNHCR-se kërkoi qe Ankaraja te zbatoje detyrimet ndërkombëtare dhe te hape dyert per mijëra civile. William Spindler ndonëse vlerësoi vendimin e Turqise qe ka lejuar vetëm kalimin per te plagosurit, shtoi se shume te tjere kane nevoje per mbrojtje ndërkombëtare. Bombardimet e ditëve te fundit ne Alepo kane vene ne rrezik jeten e qindra mijëra civileve. Nje dite me pare nga Ankaraja kancelaria gjermane Merkel se bashku me homologun turk Davutoglu deklaruan se do t’i kërkonin NATO-s te ndihmonte policinë turke ne mbrojtjen e brigjeve te saj dhe ne luftën kundër trafikanteve. Përgjigja erdhi nga sekretari i përgjithshëm i saj Stoltenberg, ne prag te samitit te ministrave te mbrojtjes se 28 vendeve anëtare.
“Ne do te vlerësojmë me seriozitet kërkesën e Turqisë dhe aleateve per te ndihmuar ne menaxhimin e krizes se refugjateve dhe te te gjitha sfidave me te cilat perballen. Kam biseduar per këtë çështje me ministrat gjerman dhe turk te mbrojtjes. Kriza e emigranteve është shqetësim i madh per te gjithe ne. Pres ta diskutojmë kete dhe te vendosim si do te veprojmë.”
Turqia mbetet porta kryesore hyrëse per emigrantet dhe refugjatet qe kalojnë ne Europe dhe aktualisht po strehon 2,5 milionë siriane.